Lidhje

Komuniteti ndërkombëtar dënon sulmet terroriste të Bombeit


Komuniteti ndërkombëtar po i dënon sulmet në Bombei.

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Bush i telefonoi kryeministrit indian Manmohan Singh për ti shprehur keqardhje dhe për të ofruar mbështetjen amerikane.

Një zëdhënëse e presidentit të zgjedhur amerikan tha se zoti Obama i dënon me forcë sulmet dhe shpreh keqardhje. Zëdhënësja e zotit Obama, Brooke Anderson tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara duhet të forcojnë partneritetin me Indinë dhe vende të tjera për të çrrënjosur dhe shkatërruar rrjetet terroriste.

Qeveria e Pakistanit tha se kryeministri Jusaf Raza Gilani shprehu ngushëllime për viktimat.

Kryeministri britanik Gordon Braun dhe Bashkimi Evropian i dënuan gjithashtu sulmet. Autoritetet thanë se një shtetas britanik ishte mes të vrarëve dhe një punonjës i Bashkimit Evropian është plagosur.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon tha se asgjë nuk mund të justifikojë dhunën dhe bëri thirrje që personat përgjegjës të nxirren para drejtësisë. //ii

XS
SM
MD
LG