Lidhje

Shtyhet kthimi në Tokë i anijes hapësinore Endever


Anija e Hapësirës Endevour ka shtyrë për më vonë uljen në Tokë, si pasojë e motit të keq në qendrën Hapësinore Kenedi në Florida. Agjensia amerikane e Hapsirës, NASA tha se anija e shtyu për dy orë uljen në Tokë, për të parë nëse do të ndryshonin kushtet atmosferike.

Por moti nuk ishte i mirë, ndaj anija Endevour mund të realizojë uljen në Tokë,në Bazën ajrore Eduards në KAliforni.

Anija ka rezerva të mjaftueshme për të qëndruar në ajër deri të martën.

Anija dhe ekipi i astronautëve po kthehen nga një mision 16 ditor i cili synonte zgjerimin e ambjenteve të jetueshme në Stacionin Ndërkombëtar të Hapsirës. Ekipi nisi të punonte për të dyfishuar ambjente e jetueshme për të dërguar 6 anëtarë në Stacionin Hapsinor nga mesi i vitit të ardhshëm. //mm//
XS
SM
MD
LG