Vizitorët në Uashington mund të shohin tani artifaktet më të çmuara në Shtetet e Bashkuara. Muzeumi Kombëtar i Historisë Amerikane rihapi dyert sërish këto ditë pas një rinovimi që zgjati për dy vjetë.
Në muze mund të gjesh shapkat e kuqe që Xhudi Garlend veshi në një nga filmat më të famshëm amerikanë, "The Wizard of Oz" dhe tavolinën ku Thomas Jeffersoni shkroi Deklaratën e Pavarësisë.
Qindra njerëz sfiduan temperaturat e ulta të këtyre ditëve për të qënë të parët që hynin në Museun Kombëtar të Historinë Amerikane të restauruar.
Për dy vitet e fundit, muzeu ka kaluar nëpër ndryshime madhore. Muret, dyert dhe tavanet u hoqën nga qendra e ndërtesës për të krijuar një sallë të lartë prej pesë katesh. Brent Glass është drejtori i muzeut kombëtar të historisë amerikane.
"Është
një ndryshim i madh që është realizuar për dy vjet. Ne e quajmë transformim që
hedh dritë të re mbi historinë amerikane' - thotë ai
Vizitorët vijnë këtu për të mësuar të gjitha aspektet e historisë amerikane si për ushtrinë, politikën, argëtimin, shkencën dhe tregëtinë. Koleksionet e muzeut kanë më shumë se tre milion artifakte.
Historiani David McCullough
DAVID MCCULLOUG, HISTORIAN
Ky
muze është depozita më e madhe e objekteve që tregojnë historinë e vendit tonë sesa
çdo vend tjetër. Dhe çdo gjë është reale. - thotë historiani Devid Mekullou
Vizitorët pritën në rradhë për të parë objektet më të çmuara të muzeut. Flamuri që frymëzoi himnin kombëtar amerikan ka tani galerinë e tij për t’u ruajtur më mirë dhe për të treguar historinë e tij, përfshi atë të gruas që e krijoi.
Muzeu ka marrë me qera nga Shtëpia e Bardhë një nga dokumentat më të famshme të Amerikës. Fjalimi i Gettysburgut u mbajt nga presidenti Abraham Linkoln në vitin 1863 në mes të Luftës Civile Amerikane. Ai u lexua në ceremoninë e hapjes së muzeut nga ish Sekretari i Shtetit Colin Powell.
Emrat e gdhendur të presidentëve amerikanë në Muzeun Kombëtar të historisë, përfundojnë me Barak Obamën.//mm//