Lidhje

Dita Ndërkombëtare kundër Sidës


Krerët e qeverive kudo në botë po angazhohen të forcojnë përpjekjet për të luftuar dhe parandaluar përhapjen e HIV-it dhe Sidës në 20 vjetorin e ditës botërore të Sidës.

Presidenti Bush tha se administrata e tij e ka plotësuar objektivin për të trajtuar dy milion njerëz që kanë virusin e HIV-it apo janë të sëmurë nga Sida deri në fund të vitit.

Fushata Botërore për Luftën kundër Sidës, që ka organizuar këtë ditë të ndërgjegjësimit botëror thotë se ajo ka për qëllim të përqendrojë vëmendjen tek sëmundja dhe kurimi i saj. Aktivitete për luftën kundër sëmundjes që nuk ka shërim po mbahen në mbarë botën. //rd//

XS
SM
MD
LG