Lidhje

Zgjedhjet parlamentare në Rumani


Rezultatet jozyrtare nga zgjedhjet parlamentare në Rumani tregojnë se partitë e majta dhe të qëndrës janë pranë njëra tjetrës në garë kur janë numëruar rreth 90 përqind të votave.

Partia e liberalëve-demokratë e qendrës, e mbështetur nga presidenti Trajan Basesku ka përqindje të barabartë me demokratët socialistë, ish komunistët e vendit me gati 33 përqind të votave.

Partia liberale ka fituar 18 përqind, pasuar nga një parti e hungarezëve etnik. Numërimi i votave vazhdoi ndërsa rumunët festuan ditën kombëtare.

Zyrtarët e zgjedhjeve thanë se 39 përqind e votuesve morrën pjesë në zgjedhje.

Priten bisedime të vështira për koalicion dhe presidenti Basesku do të emërojë kryeministrin e ardhshëm cilido të jetë fituesi. Parlamenti duhet të miratojë kryeminstrin e ri. (ze)

XS
SM
MD
LG