Lidhje

Nëntori sjell 25 mijë të papunë në Shtetet e Bashkuara


Kompanitë amerikane po shkurtojnë vendet e punës ndërkohë që punëdhënësit përpiqen të përballojnë ngadalësimin e ekonomisë.

Një firmë private punësimi thotë se kompanitë amerikane shkurtuan 25 mijë vende pune në muajin nëntor, shkurtimi më i madh që nga vitit 2001. Një tjetër firmë studimore thotë se sektori financiar dhe industria e automobilëve planifikuan shkurtimin më të madh të vendeve të punës në nëntor ndërkohë që kërkesa e konsumatorëve në shkallë botërore pësoi rënie.

Banka amerikane Citigroup njoftoi shkurtimet më të mëdha duke thënë se planifikon të heqë nga borderotë 52 mijë punonjës. Shkurtimi i vendeve të punës korrespondon me tkurrjen in industrinë amerikane të sherbimeve, ku përfshihen bankat, hotelet, linjat ajrore dhe restorantet. Një grup tregtar thotë se indeksi matës për aktivitetet e biznesit në sektorin e sherbimeve ra në pikën më të ulët që nga fillimi i matjes së ekonomisë në vitin 1997.//rd//

XS
SM
MD
LG