Lidhje

Bill Riçardson, kandidat për postin e Sekretarit të Tregëtisë


Presidenti i zgjedhur Barak Obama emëroi një guvernator tjetër në kabinetin e tij. Në një konferencë shtypi gjatë kësaj ore në Çikago zoti Obama njoftoi kandidaturën e guvernatorit të Nju Meksikos Bill Riçardson për postin e sekretarit të tregëtisë.

Zoti Riçardson ishte kandidat presidencial dhe ka shërbyer si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara dhe sekretar i energjisë në administratën Klinton.

Si sekretar i tregëtisë, zoti Riçardson do të luaj një rol të rëndësishëm në nxitjen e tregëtisë ndërmbëtare dhe do të ndihmojë në fuqizimin e ekonomisë amerikane. Një tjetër guvernatore, Xhenet Napolitano nga Arizona u emërua të hënën si kandidate për postin e kreut të Departamentit të Sigurisë Kombëtare.

Po sot, anëtarët e ekipit të tranzicionit të zotit Obama po takohen me dhjetra gjeneralë dhe admiralë në pension. Ish zyrtarë të lartë të ushtrisë po i bëjnë thirrje administratës Obama të ndalë përdorimin e teknikave të marrjes në pyetje nga CIA.//rd//

XS
SM
MD
LG