Lidhje

Tre kompanitë amerikane të makinave kërkojnë ndihmë nga qeveria



Drejtuesit e tre kompanive amerikane të makinave u paraqitën sot para një komisioni të Senatit për të kërkuar gati 34 miliardë dollarë hua nga qeveria për të ndihmuar kompanitë e tyre të dëmtuara rëndë.

Zyrtari i lartë ekzekutiv i kompanisë General Motors, Rick Wagoner, e pranoi se kompania e tij bëri gabime, por ai shtoi se kriza financiare në botë ka bërë që kompania GM të arrijë në prag të falimentimit. Presidenti i Fordit, Alan Mulally, tha se do ta çojë kompaninë e tij në një drejtim krejtësisht të ri, madje pret të ketë fitime deri në vitin 2011.

General Motors, Ford dhe Chrysler njoftohet të kenë patur shitjet më të dobëta në 26 vjet. GM dhe Chrysler thonë se mund të falimentojnë deri në shkurt pa ndihmën e qeverisë.

Kompanitë e makinave thonë se falimentimi mund ta vështirësojë tregun e punës. Një raport i ri i departamentit të punës thotë se numri i të papunëve që kërkuan asistencë është më i larti në 26 vjet. //rd//

XS
SM
MD
LG