Lidhje

India dhe Rusia nënshkruajnë marrëveshje bërthamore


Presidenti rus Dmitri Medvedev tha se vendi i tij është gati të bashkëpunojë me Indinë për të luftuar terrorizmin, pas sulmeve vdekjepërurëse të javës së kaluar në Bombei. Zoti Medvedev nënshkroi disa marrëveshje për bashkëpunimin bërthamor dhe teknologjik mes të dy vendeve me kryeministrin indian Manhoman Sing në Nju Delhi. Zoti Sing tha se e vlerëson atë që ai e cilësoi “shprehje e solidaritetit” me Indinë. Rusia do ta ndihmojë Indinë për ndërtimin e reaktorëve bërthamorë, si dhe në programin e hapësirës, që synon dërgimin në hapësirë të anijes së parë indiane në vitin 2015. India ka nënshkruar marrëveshje bërthamore edhe me Shtetet e Bashkuara dhe Francën. //mm//

XS
SM
MD
LG