Lidhje

Pema e Krishtlindjeve në oborrin e Shtëpisë së Bardhë


Presidenti Bush ndezi dritat e pemës së Krishtlindjeve para Shtëpisë së Bardhë për herë të fundit para se të largohet nga detyra.

Presidenti, bashkë me gruan e tij, Zonjën e Parë Laura Bush si dhe dy nxënës shkolle të Uashingtonit, prindërit e të cilëve shërbejnë në forcat e armatosura amerikane, morën pjesë në ceremoninë zyrtare të ndezjes së dritave të pemës. Babai i njërit prej fëmijëve shërben tashmë në Irak dhe babai i fëmijës tjetër do të dislokohet atje së shpejti.

Të dy fëmijët bashkë me presidentin Bush ndezën dritat e pemës 13 metra e lartë në oborin e Shtëpisë së Bardhë. Gjatë fjalimit që mbajti me këtë rast, presidenti Bush tha se ai dhe gruaja e tij Laura do të dëshironin të vizitonin Sentën në polin e veriut dhe duke bërë shaka i kërkoi Sentës një karocë me drerë për t'i çuar ata atje, me që çifti Bush nuk do të ketë më në dispozicion aeroplanin presidencial.

Të mërkurën, Zonja e Parë shoqëroi gazetarët në mjediset e Shtëpisë së Bardhë të zbukuruara me rastin e Krishtlindjeve, para një darke me këtë rast dhe festimeve të tjera të planifikuara me rastin e sezonit të festave.//lk

XS
SM
MD
LG