Lidhje

Partia Socialiste  akuzon qeverinë për presion ndaj sistemit gjyqësor


Në Shqipëri, Partia socialiste përmes kryetarit të komisionit të ligjeve të Asambles së saj, Ylli Manjani, akuzoi qeverinë se po ushtron trysni ndaj sistemit gjyqësor lidhur me dy cështje konkrete atë të rrugës Durrës Kukës dhe atë ndaj biznesmenit serbo boshnjak Damir Fazllic, personazh me lidhje të forta miqësore me kryeministrin dhe eksponentë të tjerë të shumicës.
Sipas zotit Manjani, manipulimi i shortit për përzgjedhjen e gjyqtarëve është realizuar përmes kancelarëve të kontrolluar nga ministri i Drejtësisë. Ai iu referua faktit që gjyqtarja që nisi shqyrtimin e një përplasjeje mes Prokurorisë dhe avokatit të ministrit Lulëzim Basha është bashkëshortja e të ndjerit Azem Hajdarit. Socialistët thonë gjithashtu se cështja sipas Kodit të Procedurës do të duhej t'i mbetej gjyqtarit që kishte shqyrtuar pak javë më parë një tjetër ankesë që lidhej me të njejtën dosje hetimore. Edhe prokurori kërkoi përjashtimin e gjyqtares Fatmira Hajdari. Socialistët pretendojnë se edhe gjyqtari që mori në shyrtim dosjen e biznesmenit Fazllic është jo vetëm i afërt me partinë demokratike por është një gjyqtar i seksionit të të miturve. //mm//

XS
SM
MD
LG