Lidhje

Miliona myslimanë në pelegrinazhin e Haxhillëkut


Miliona besimtarë myslimanë nga e gjithë bota po marrin pjesë në haxhillëkun e përvitëshëm. Zyrtarë nga Arabia Saudite thanë se dy milionë e gjysëm myslimanë kanë ardhur për në qytetin e shenjtë të Mekës për të marrë pjesë në lutjet e sotshme.

Nga Meka, besimtarë të veshur me rroba të bardha do të udhëtojnë për në kodrën e qytetit Mina. Atje, ata do të falën dhe do të përgatitën për udhëtimin e së dielës për në kodren Arafat, ku profeti Muhamed e dha predikimin e tij të fundit.

Arabia Saudite ka shpenzuar më shumë se një miliard dollarë për rindërtimin e një ure këmbësorësh prej dy nivelesh për të shmanguar vdekjet e shkaktuara nga rrëmuja. Besimtarë nga mbarë bota pritet të marrin pjesë në haxhin, i cili zgjat pesë ditë. //rd//

XS
SM
MD
LG