Lidhje

Ligjvënësit pranë marrëveshjes për të ndihmuar industrinë e makinave



Shtëpia e Bardhë tha se zhvilloi bisedime “konstruktive” me udhëheqësit e Kongresit lidhur me një marrëveshje për të mos e lejuar industrinë e makinave të falimentojë.

Sekretarja e shtypit Dana Perino tha sot se nuk do të jepen fonde, në se nuk ka garanci që paratë e taksapaguesve do të kthehen.

Ligjvënësit amerikanë dhe Presidenti thanë mbrëmë se janë shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje, për të mos lejuar falimentimin e industrisë së makinave në krizë.

Ndihmës të kongresmenëve thanë se marrëveshja do t’i jepte tre prodhuesve të mëdhenj të makinave, General Motors, Ford dhe Chrysler, 15-17 miliardë dollarë hua. Ata thanë se kjo sasi parash do të ishte e mjaftueshme për të mos lejuar falimentimin dhe për ta ruajtur funksionimin e këtyre industrive për të paktën disa muaj.

Fondet për industrinë e makinave, në se paketa miratohet, do të merren nga një program shumë miliarda dollarësh që synon t’i ndihmojë kompanitë të prodhojnë më tepër makina që nuk shpenzojnë shumë karburant. Por hollësitë e këtij plani nuk janë përfunduar ende dhe ligjvënësit pritet të votojnë për të javën e ardhshme. //rd//

XS
SM
MD
LG