Lidhje

Barak Obama: Ekonomia amerikane do të ketë rënie të mëtejshme para se të rimëkëmbet


Presidenti i zgjedhur Barak Obama tha se ekonomia amerikane, do të ketë rënie të mëtejshme para se të rimëkëmbet.

Në një intervistë televizive që dha pak më parë zoti Obama tha se 2 milionë të papunët dhe tregu financiar botëror janë një problem i madh për ekonominë amerikane. Ai tha gjithashtu se qeveria nuk duhet ta lejojë falimentimin e industrisë amerikane të makinave.

Por ai shtoi se qeveria nuk duhet t'i drejtojë kompanitë e automobilëve dhe se çdo ndihmë duhet të jepet me kushtin që ato të ndërtojnë makina që nuk harxhojnë shumë karburant.

Emërim i ri në administratën e ardhshme Obama


Presidenti i zgjedhur amerikan Barak Obama ka zgjedhur gjeneralin në pension Erik Shinseki, i cili ishte ndër ata që paralajmëruan për nevojën e një numri më të madh trupash për ndërhyrjen në Irak, si Sekretari i Çështjeve të Veteranëve.

Zoti Obama e njoftoi emërimin e gjeneralit dje në një intervistë televizive dhe do ta bëjë zyrtarisht të ditur zgjedhjen e tij në një konferencë për shtyp në Çikago sot. Zoti Obama tha në intervistën që dha dje për rrjetin televiziv NBC se ai mendon se zoti Shinseki është personi më i duhur për t’i nderuar trupat amerikane kur të kthehen nga lufta.

Gjenerali Shinseki u largua nga puna gjatë administratës së Presidentit Bush, pasi tha se nevojiteshin më shumë trupa për të realizuar ndërhyrjen amerikane në Irak në vitin 2003, krahasuar me numrin e trupave që donte të dërgonte Sekretari i atëhershëm i Mbrojtjes, Donald Rmsfeld. Zoti Obama tha se gjenerali Shinseki kishte të drejtë. Kritikët kanë thënë se kaosi që pasoi ndërhyrjen amerikane në Irak ishte më së shumti rezultat i numrit të pamjaftueshëm të trupave.

Zoti Obama u zotua gjatë fushatës presidenciale të përmirësonte shërbimet për veteranët nëse zgjidhej si president. Gjenerali Shinseki jetoi në vietet e fëmijërisë në Hawai dhe është me origjinë japoneze. Në se kandidatura e tij miratohet nga Kongresi, ai do të jetë i parë amerikano-aziatik në postin e Sekretarit të Veteranëve. //rd//

XS
SM
MD
LG