Turma besimtarësh të veshur me të bardha filluan të mbërrinin para agimit në qytetin e shenjtë të Mekës. Kjo është pika ku profeti Muhamed dha predikimin e fundit, rreth 14 shekuj më parë.
Myftiu suadit Gnad Abdul al Sheik fajësoi krizën globale financiare për largimin e botës ndaj ligjit islamik.
Megjithë ndalimin e aktiviteteve politike, një grup pelegrinësh morën pjesë në një miting të organizuar nga Irani, kundër SHBA-së dhe Izraelit.
Kur filloi perëndimi i Diellit, pelegrinët filluan të shkojnë në Muxalifa, për të hedhur hedhin gurë në muret e Minaresë në një simbol të dënimit të djallit.
Pelegrinazhi përfundon nesër me fillimin e kurban bajramit. Pelegrinazhi është një nga pesë festimet e fesë islame. Çdo mysliman duhet ta praktikojë atë të paktën një herë gjatë jetës së tij.//rd//