Lidhje

Zjarri shkatërron një xhami në Bosnje Hercegovinë


Një zjarr në orët e para të mëngjesit shkatërroi një xhami në republikën serbe të Bosnje Hercegovinës.

Policia po heton shkakun e zjarrit në fshatin Fazlagica Kula, në pjesën juglindore të Bosnjes, afër qytetit Trebinje.Zjarri filloi vetëm disa orë para se myslimanët e asaj zone të mblidheshin për të festuar Kurban Bajramin.

Kryeministri i Federatës Myslimano-kroate të Bosnjes, Nedzad Brankovic, shprehu zemërim për zjarrin, të cilin e quajti të qëllimshëm. Në një letër që u dërgoi zyrtarëve të republikës serbe, zoti Brankovic e cilësoi zjarrin si një akt vandalizmi dje një grusht të rëndë për myslimanët e Bosnjes, veçanërisht për ata që u kthyen në shtëpitë e tyre pas konfliktit në ish Jugosllavi. //kh//

XS
SM
MD
LG