Lidhje

Protestat e ambjentalistëve pengojnë fluturimet në Angli


Shumë fluturime në një aeroport të Britanisë u anuluan dhe udhëtimet u ndërprenë sot kur protestuesit ambjentalistë hynë përmes telave dhe u përpoqën të arrinin pistën.

Protesta në aeroportin Stansted u organizua nga grupi Plane Stupid. Ata kundërshtojnë qeverinë britanike që lejoi shtimin e një piste të dytë të aeroportit. Grupi thotë se aviacioni është burimi më i shpejtë i rritjes së gazeve që shkaktojnë efektin serë në vend.

Policia ndaloi më shumë se 50 aktivistë që hynë në aeroport gjatë orëve të para të mëngjesit. Shoqëria ajrore Ryanair ishte më e prekura nga protesta duke u detyruar të anulonte fluturime në Skoci dhe destinacione të tjera në Evropë. //kh//

XS
SM
MD
LG