Lidhje

Ceremoni madhështore në qendren Kenedi për nder të disa artistëve


Politika u la menjanë për të nderuarit e Qendres Kenedi mbrëmjen e së dielës në Washington.Kengetarja Barbara Srteisand, një demokrate e zjarrtë, shkëmbeu një përqafim me presidentin Xhorxh Bush gjatë një darke në Shtepinë e Bardhë që i parapriu ceremonisë së çmimeve në Qendren Kenedi.

Queen Latifah hapi ceremoninë e mbrëmshme duke thënë se “Barbara Streisand hodhi poshtë librin e rregullave për të gdhendur karrierën e saj dhe për t’u shkrirë në art.”

Barbara Streisand, aktori Morgan Freeman, kengetari i muzikës kantri George Jones, koreografia Twyla Tharp dhe muzikantët Pete Townsend dhe Roger Daltery u nderuan me çmimin e arritjes. Aktori Morgan Freeman komentoi para ceremonisë.

“Ndihem mirë...është ndryshe nga të tjerat sepse përfshihet edhe Presidenti amerikan. Ndaj ke ndjesinë se kjo ceremoni i përket thesarit kombëtar, ku bën pjesë edhe ti. Është tejet e madhe për mua.”

Ndarja e çmimeve bëhet çdo vit në nderim të kujtimit për ish presidentin amerikan John Kennedy.Qendra që mban emrin e presidentit vlerëson individë që kanë ndikuar në kulturën amerikane përmes artit skenik.Ndër të pranishmit ishte ish sekretarja amerikane e shtetit, Madeline Ollbrajt.

“Është për të nderuar artistë amerikanë. Ata janë dhurata të çmuara të Amerikës dhe në të njëjtën kohë ambasador të përkryer të Amerikës.”

Çmimet e sivjetshme u prezantuan fillimisht në një darkë të organizuar nga Departamenti i Shtetit të drejtuar nga Sekretarja Kondolica Rajs. Aktorët Denzel Washington dhe Clint Eastwood folën rreth admirimit të tyre për aktorin Morgan Freeman.

Ceremonia e Qendres Kenedi vjen një muaj pas zgjedhjeve presidenciale dhe të ardhurat e grumbulluara nga shitja e biletave, që mund të arrijnë në 4 mijë dollarë për biletë, shërbejnë për të mbështetur programe të kësaj qendre. Ceremonia e vitit të kaluar grumbulloi 5 milion dollarë.

Ceremonia e mbrëmshme u shoqërua me interpretimet e India Menzel, e njohur për shfaqet në Broadway, Rob Thomas, kengetari i grupit Foo Fighters Dave Grohl, Biance Noles dhe të tjerë. //kh//

XS
SM
MD
LG