Lidhje

Policia greke përdor gazin lotsjellës kundër protestuesve


Policia e ndërhyrjes së shpejtë përdori gaz lotsjellës sot për të shpërndarë protestuesit që qëllonin me gurë pranë Ministrisë së Brendshme dhe parlamentit. Demonstratat morën shkas nga vrasja e një adoleshenti në Athinë të shtunën.

Trazirat shpërthyen ndërsa Kryeministri grek Kostas Karamanlis u angazhua t’u japë fund trazirave të rrezikshme që janë përhapur në gjithë vendin pas vrasjes. Trazirat janë cilësuar si më të rëndat prej disa dekadash.

Zoti Karamanlis tha se protestat e dhunshme nuk do të tolerohen dhe premtoi se shteti do të mbrojë shoqërinë. Qindra studentë u përleshën me policinë sot në Selanik, në ditën e tretë të trazirave. Të paktën një polic u plagos në Trikala.

Protestues në Londër u përleshën me policinë para ambasadës greke, duke grisur flamurin grek. Ndërsa në një zhvillim tjetër, të paktën 15 protestues mbajtën nën kontroll konsullatën greke në Berlin për disa orë para se të largoheshin paqësisht. //kh//

XS
SM
MD
LG