Lidhje

"Amnesty International" bën thirrje për gjykimin e krimeve të luftës në Kosovë


Një grup i rëndësishëm i të drejtave të njeriut i ka bërë thirrje misionit të ri të BE-së në Kosovë të marrë masa të menjëhershme për të shqyrtuar numrin gjigant të rasteve të pagjykuara të krimeve të luftës dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut.

Organizata "Amnesty International", me seli në Londër i bëri thirrje misionit të BE-së të sigurohet që të afërmve të më shumë se 3 mijë vetëve që rezultojnë të humbur, apo të marrë peng, t’u thuhet e vërteta mbi fatin e tyre dhe fajtorët të dalin para drejtësisë.

Kjo deklaratë u lëshua pak orë, para se misioni i EULEX-it të fillojë misionin në Kosovë. Në deklaratë theksohet rëndësia që viktimave, nga cilado përkatësi etnike, t’u jepet drejtësia. Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi muajin e kaluar misionin e EULEX-it, megjithë kundërshtimet e udhëheqësve kosovarë ndaj marrëveshjes prej 6 pikash mes OKB-së dhe Serbisë, mbi shtrirjen e misionit.//lk

XS
SM
MD
LG