Lidhje

Policia në Athinë përleshet përsëri me protestuesit, në ditën e katërt të trazirave


Protestat vazhduan në Athinë për të katërtën ditë, ndërkohë që njerëzit mblidheshin për varrimin e një adoleshenti, vrasja e të cilit nga policia të shtunën, shkaktoi fillimin e trazirave.

Protestuesit që hidhinin gurë përpara godinës së parlamentit u përleshën me policinë, nërkohë që qindra njerëz morën pjesë në varrimin e viktimës 15 vjeçare. Policia përdori gazin lotsjellës kundër prtotestuesve që qëllonin me gurë pas varrimit.

Udhëheqësit e opozitës socialiste Jorgo Papandreou tha se qeveria e kryeministrit Kostas Karamanlis nuk është në gjendje të mbrojë publikun nga protestuesit.

Kryeministri Karamanlis bëri thirrje për unitet dhe paralajmëroi se qeveria do t’u japë përgjigjen e duhur protestuesve.

Pamje televizive tregonin se zona përreth parlamentit u mbulua nga gazi lotjellës dhe rrugët aty afër ishin plot me makina të djegura dhe mbeturina të tjera në ato që autoritetet thonë se janë trazirat më të rënda civile në dekada me radhë.

Dy policë të përfshirë në vrasjen e adoleshentit u arrestuan dhe u akuzuan për vrasjen, njëri për vrasje me paramendim dhe tjetri si bashkëpunëtor në vrasje. //rd//

XS
SM
MD
LG