Ligjvënësit amerikanë pritet të votojnë për një plan 15 miliardë dollarë
shpëtimi për industrinë e makinave, megjithëse demokratët dhe republikanët
vazhdojnë të debatojnë për këtë çështje.
Dhoma e Përfaqësuesve mund ta votojë projektligjin që sot. Në se miratohet masa do të përballet me një opozitë të fortë të republikanëve në Senat, të cilët thonë se plani nuk bën sa duhet për të siguruar se këto kompani do të reformojnë bizneset e tyre.
Shtëpia e Bardhë thotë se është pranë një marrëveshjeje përfundimtare me udhëheqës të Kongresit për paketën, që do të autorizonte hua emergjente për General Motors dhe Chrysler. Kompania Ford nuk do të merrte menjëherë një hua, por më pas mund të merrte një kredi qeveritare.Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se kompanitë duhet të
japin prova se mund të nxjerrin fitim në të ardhmen. Një zyrtar i emëruar nga
presidenti do të përcaktojë nëse kompanitë do të jenë efektive në të ardhmen
afatgjatë. Në të kundërt, ai do të ketë fuqinë të pezulluar huanë dhe për t’i
detyruar kompanitë të falimentojnë. //kk//