Lidhje

Bllokohen bisedimet për programin bërthamor koreano-verior


I dërguari kryesor amerikan në bisedimet për eliminimin e programit koreano-verior për armë bërthamore thotë se negociatorët nuk bënë përparim gjatë ditës së tretë të diskutimeve sot në Pekin.

Kristofer Hill thotë se negociatorët nuk arritën dot t’i zbusnin mosmarrëveshjet për mënyrën e verifikimit të pretendimeve të Koresë së Veriut sipas së cilave ajo i ka dhënë fund programit bërthamor.

Zoti Hill thotë se negociatorët diskutuan një projekt-propozim të përgatitur nga Kina, por hasën disa vështirësi të konsiderueshme dhe nuk arritën dot një marrëveshje për hapat e mëtejshme.

Në projekt-dokument parashikohen porcedurat që mund të ndjekin inspektorët ndërkombëtarë për të verifikuar pretendimet bërthamore të Phenianit.

Shtetet e Bashkuara këmbëngulin se inspektorët duhet të lejohen që të marrin kampionë materialesh nga objektet bërthamore për të vërtetuar që Koreja e Veriut i ka ndërprerë përpjekjet për të ndërtuar armë bërthamore. Pheniani e mohon të ketë rënë dakord më parë për marrjen e kampionëve, duke e quajtur një gjë të tillë shkelje të sovranitetit të saj.//kk//

XS
SM
MD
LG