Organizata 27 anëtarëshe, po synon të arrijë një kompromios për uljen e gazeve karbonike që çlirohen në atmosferë, por pa dëmtuar ekonomitë e vendeve nga Evropa lindore që janë anëtarësuar në BE si dhe pa dëmtuar sistemin energjitik që bazohet tek qymurguri.
Në hapje të takimit dy ditor, Presidenti francez Nikola Sarkozi, vendi i të cilit mban kryesinë e radhës të BE-së, tha se është jetike për udhëheqësit evropianë të arrijnë një marrëveshje.
Po sot, në një konferencë tjetër për mjedisin,Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të mos tërhiqet nga angazhimet për të luftuar ndryshimet klimaterike.
Zoti Ban i bëri komentet në Poznan të Polonisë, ku përfaqësues nga 145 vende po punojnë për një traktat që do të zëvendësonte Protokollin e Kiotos mbi gazet e dëmshme, i cili skadon në vitin 2012.