Lidhje

SHBA: Republikanët përgatiten të jenë opozitë konstruktive


Kur presidenti i zgjedhur Barak Obama të fillojë punën më 20 janar, Partia Demokrate do të ketë presidencën dhe shumicën në Senat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve. Partia Republikane duhet të përshtatet në rolin e saj të ri si opozitë konstruktive, pasi mbajti shumicën në Kongres për 12 vjet në 14 vjetët e fundit, si dhe presidencën për 8 vjet. Por si do të pozicionohen republikanët për të mbështetur qeverinë dhe për të kundërshtuar politikat me të cilat ata nuk janë dakord?

Menjëherë pasi Senatori Barack Obama të bëhet President Obama, Partia Demokrate do të kontrollojë Presidencën dhe Kongresin. Republikanët do të përbëjnë pakicën, por ndonjëherë humbaja mund të jetë çliruese. Republikanët nuk do të përfaqësohen më nga një president jopopullor, nuk do të jenë më përëgjegjës për një luftë jopopullore si dhe për krizën ekonomike. Por në qoftë se Partia Republikane do të rifitojë pushtetin, thotë analisti politik i Institutit Amerikan Enterprais Xhon Fortie, repulikanët duhet të fillojnë ta mbështesin presidentin e zgjedhur Barak Obama.

“E vëteta është se duke patur parasysh fitoren e thellë të Barak Obamës, në fillim të adminsitratës ai do të ketë një mbështetje të madhe nga populli ameikan, dhe në këto kushte republikanët nuk duan të duken si një grup destruktiv”.


Aleks Konent i Komitetit Kombëtar Republikan thotë se kjo parti synon të luajë një rol pozitiv në qeveri.

“Ne do të jemi një opozitë besnike. Por shpresoj që të jemi edhe një një opozitë konstruktive. Ne kemi ide të mëdha për të ardhmen e vendit”.


Zoti Konent thotë se sot ka më pak mosmarrëveshje mes dy partive për çështje të politikës së jashtme. Presidenti i zgjedhur Obama i ka siguruar republikanët duke mbajtur në postin e Sekretarit të Mbrojtjes Robert Gejts. Administrata Bush ka rënë tashmë dakord për afatet e tërheqjes së trupave nga Iraku. Sulmet e ditëve të fundit në Bombei dhe në Pakistan, si dhe gjallërimi i kryengritjes së Talebanëve, përforcon pikpamjet e zotit Obama se ushtria amerikane ka nevojë për ta rishikuar strategjinë e saj për atë pjesë të botës.

Megjithatë, çështjet ekonomike ka shumë të ngjarë t’i ndajnë partitë thotë zoti Konent, dhe republikanët po përpiqen të pozicionohen si konservatorë në aspektin fiskal

“Presidenti Obama ka folur për shtimin e shpenzimeve qeveritare dhe ngritjen e taksace. Me siguri që ne do të jemi kundër ngritjes së taksave dhe duam të ruajmë një kufi në shpenzime. Për mendimin tonë deficiti është shumë i madh. Ne mendojmë se kjo është çëshja e parë dhe më e rëndësishme që të dy partitë nuk janë dakord”.

Por Riçard Uolf, analist liberal i revistës Newsweek, thotë se kriza ekonomike po i detyron shumë republikanë të bëjnë kompromis me parimet e tyre.

“Është e qartë se pozita e republikanëve konservatorë do të jetë kundërshtimi i të gjitha paketave të shpëtimit, pasi ato ndërhyjnë në dinamikën e tregut. Por nuk duket se një qendrim i tillë do të ketë ndikim, pasi askush nuk do që të mbajë përgjegjësi për falimentimin e industrisë amerikane të makinave”.

Xhon Fortie thotë se për të ardhmen, republikanët duhet të trajtojnë çështjet që ndajnë partinë e tyre, si imigracioni dhe martesa e homoseksualëve. Ndërsa përgatitetn të përshëndesin presidentin e ri, republikanët kanë filluar menjëherë të mendojmë për zgjedhjet e ardhëshme. //iç//

XS
SM
MD
LG