Lidhje

Ish shefi i UNMIK-ut Petersen komenton për Zërin e Amerikës


Ish shefi i UNMIK-ut Soren Jessen Petersen, në një intervistë për Zërin e Amerikës thotë se misioni i EULEX-it e afron Kosovën me Bashkimin Evropian. Gjithashtu, prania e EULEX-it edhe në veri të vendit, sipas zotit Petersen, do t’i ndihmojë zyrtarët e BE-së të vëzhgojnë sjelljen e Serbisë në përshtatje me marrëveshjen. Duke ju referuar marrëveshjes 6-pikëshe mes OKB-së dhe Beogradit, ku përfshihet neutraliteti i këtij misioni zoti Petersen tha se është e qartë se BE nuk mund të jetë neutrale, duke patur parasysh faktin që 22 nga 27 vendet evropiane e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Të hënën në emisionin televiziv “Ditari” do të ndiqni intrevistën me zotin Soren Jessen Petersen.

XS
SM
MD
LG