Lidhje

Serge Bramerc vlerëson bashkëpunimin e Serbisë me Hagën


Kryeprokurori i Gjykatës së Hagës për Krime Lufte tha sot se ka patur një përmirësim të rëndësishëm në bashkëpunimin e Serbisë me Gjykatën e Hagës. Serge Bramerc i bëri këto komente në raportin e tij më të fundit në Këshillin e Sigurimit. Ai veçoi si shembull arrestimin nga autoritetet serbe të ish-udhëheqësit serb të Bosnjes Radovan Karaxhiç dhe ish këshilltarin e tij, Stojan Zupljanin.

Por prokurori Bramerc theksoi përsëri rëndësinë e arrestimit dhe dorëzimit në Hagë të ish-komandantit të ushtrisë serbe të Bosnjes, Ratko Mlladiç dhe të ish udhëheqësit serbo-kroat Goran Daxhiç.

Zoti Bramerc tha se Bosnje-Hercegovina vazhdon t’i hapë arkivat dhe të sigurojë dokumentet e kërkuara, por u bëri thirrje autoriteteve atje t’i dyfishojnë përpjekjet për hetimin e rasteve të krimeve të luftës dhe ndjekjen e personave përgjegjës.

Ai tha po ashtu se Kroacia është përgjigjur pozitivisht ndaj shumicës së kërkesave për ndihmë, por theksoi se zyra e tij vazhdon të përpiqet të ketë akses tek disa arkiva dhe dokumente. (ze)

XS
SM
MD
LG