Lidhje

Presidenti i zgjedhur Obama njofton zgjedhjen e tij për Sekretarin e Strehimit


Presidenti i zgjedhur amerikan, Barack Obama emëroi sot zotin Shon Donovan në postin e Sekretarit të Departamentit të Strehimit dhe Zhvillimit Urban, një post ky kyç në përpjekjet e vendit për të dalë nga kriza e kredive të shtëpive.

42 vjeçari Donovantan është komisioner i strehimit për qytetin e Nju-Jorkut. Zoti Obama e bëri këtë njoftim sot gjatë fjalimit të tij te përjavshëm në radio. Ai e vlerësoi zotin Donovan për rolin e tij udhëheqës në planin më të madh kombëtar të strehimit, duke ndihmuar qindra mijëra banorë të Nju Jorkut për të marrë me qira, ose për të blerë shtëpi.

Presidenti i zgjedhur Obama pohoi se zoti Donovan do t’i sjellë këtij institucioni “ një mënyrë të re mendimi”, siç e cilësoi ai, që do të jetë shumë i rendësishëm për përpjekjet e adminsitratës së tij për të zgjidhur krizën e tregut të shtëpive. Ai tha se kriza e kredive të shtëpive e ka tronditur themelin e ekonomisë dhe të ëndrrës amerikane. //kk//

XS
SM
MD
LG