Lidhje

Protestat në Greqi hyjnë në javën e dytë


Greqia po përgatitet të përballë protestat, që kanë hyrë në javën e dytë.

Protestuesit grekë ndërmorën një valë tjetër dhune në Athinë mbrëmë, në ditën e tetë të protestave pas vrasjes nga policia të një djali 15-vjeçar.

Autoritetet thonë se grupe të rinjsh qëlluan me shishe benzine në drejtim të një rajoni policie, një ndërtese të ministrisë së mjedisit, një numër dyqanesh dhe bankash pranë lagjes ku u vra javën e kaluar i riu.

Shpërthimi i akteve të fundit të dhunës pasoi një ceremoni kryesisht paqësore në Athinë dhe Selanik në kujtim të adoleshentit të vrarë.

Revoltimi publik nga vrasja të shtunën e kaluar e djalit është kthyer në revolta kundër gjendjes ekonomike, sistemit arsimor dhe korrupsionit qeveritar.

Demonstruesit kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Kostas Karamanlis, i cili ka bërë thirrje për qetësi. Një ankesë tjetër kryesore e studentëve grekë është mungesa e punëve me pagë të lartë. (ze)

XS
SM
MD
LG