Lidhje

Britania mbështet Pakistanin në luftën kundër terrorizmit


Kryeministri britanik, Gordon Braun u zotua të shtojë bashkëpunimin kundër terorizmit me Pakistanin dhe të ndihmojë në hetimet lidhur me sulmet terroriste të muajit të kaluar në Bombei.

Kryeministri Braun tha sot në një konferencë shtypi në Islamabad se Britania do të bashkëpunojë me qeverinë pakistaneze rreth një programi më gjithpërfshirës kundër terrorit, që Britania ka nënshkruar ndonjëherë. Ai u zotua të japë më shumë burime për të ndihmuar Pakistanin të luftojë terrorizmin, përfshirë edhe teknologji për kontrollin e bombave si dhe 9 milion dollarë për të përforcuar institucionet demokratike të Pakistanit.

Zoti Braun e bëri këtë ofertë pas bisedimeve me presidentin pakistanez, Asif Ali Zardari. Zyrtari britanik tha se diskutoi rreth ndihmave të ngjashme me kryeministrin e Indisë, Manmohan Sin gjatë një vizite sot në mëngjes në New Delhi.

Tensionet midis Pakistanit dhe Indisë janë shtuar që prej sulmeve në Bombei. Zoti Sin tha sot se dëshiron normalizimin e marrëdhënieve me Pakistanin, nëse ky vend ndalon përdorimin e territorit të tij si bazë e veprimtarive terroriste kundër Indisë. //mm//

XS
SM
MD
LG