Lidhje

Presidenti francez Nikola Sarkozi bën thirrje për vigjilencë


Presidenti francez Nikola Sarkozi bëri thirrje për vigjilencë ndaj terroristëve pas zbulimit të një pakete eksplozivësh në një kompleks dyqanesh sot në Paris.

Zoti Sarkozi tha se me terroristët nuk do të ketë kompromis. Ai komentoi për gazetarët në Parlamentin Evropian në Strasburg. Agjencia franceze e lajmeve thotë se kishte marrë një letër ku paralajmërohej për bombat e vendosura në godinën Prëntam në qendër të Parisit. Agjencia e lajmeve njoftoi më pas policinë.

Zyrtarët thanë se dyqani u boshatis dhe eksplozivët u gjetën në katin e tretë. Autoritetet thanë se një grup i panjohur i vetquajtur Fronti i Revolucionit Afgan mori përgjegjësinë për vendosjen e eksplozivëve.Media njofton se ky grup kërkon që Franca të tërheqë trupat nga Afganistani.//kk//

XS
SM
MD
LG