Lidhje

Shqipëri: Shtyhet për javën e ardhshme miratimi i ligjit të dosjeve


Në Shqipëri parlamenti shtyu për të hënën e ardhshme miratimin e të ashtuquajturit ligji për dosjet, pas më shumë se 7 orë diskutime që zgjatën deri në orët para të mëngjesit të sotëm. Opozita përsëriti akuzat se projekti dynon të godasë prokurorët dhe gjyqtarët që kanë në dorë dosjet qeveritare dhe deklaroi se bie ndesh me kushtetutën. Partia socialiste braktisi sallën, duke mos marrë pjesë në debat. Nga ana e tyre, demokratët hodhën poshtë akuzat se ligji kishte synime politike, duke sulmuar kryetarin socialist, i cili sipas tyre, kundërshtonte për shkak të lidhjeve të tij familjare me ish nomenklaturën komuniste.//lk

XS
SM
MD
LG