Lidhje

Hamasi i jep fund armëpushimit, shtohen tensionet në Gazë


Në Rripin e Gazës dhe rreth tij u shtuan tensionet, pas deklaratës së grupit militant palestinez Hamas se marrëveshja 6-muajshe e armëpushimit me Izraelin ka marrë fund. Xhihadi Islamik tha se ka hedhur tre raketa në Izraelin Jugor. Forcat e sigurisë njoftuan se militantët në Gazë qëlluan me armë zjarri ndaj një punëtori në të dalë të territorit. Nuk ka patur njoftime për viktima në asnjërin prej incidenteve. Hamasi thotë se nuk ka plane për ripërtëritjen e marrëveshjes së armëpushimit, e cila skadoi sot. Një anëtar i krahut të armatosur të Hamasit tha se fraksionet palestineze fajësojnë Izraelin për shkeljen e marrëveshjes. Izraeli thotë se dëshiron vazhdimin e marrëveshjes së armëpushimit, por këmbëngul që t’i jepet fund sulmit me raketa të palestinezëve, që kanë vazhduar edhe kur marrëveshja ishte në fuqi. Ministria e Jashtme ruse shprehu “shqetësim të madh” lidhur me vendimin e Hamasit dhe i bëri thirrje grupit ta rishqyrtojë vendimin. //ii

XS
SM
MD
LG