Lidhje

Pakistan: Sipas zyrtarëve të zbulimit të paktën 8 veta humbën jetën nga një sulm i dyshuar amerikan


Në Pakistan, zyrtarë të zbulimit thanë se të paktën 8 veta humbën jetën nga një sulm i dyshuar amerikan me raketë në pjesën veriperëndimore të vendit.

Zyrtarët thanë se sulmi ndodhi sot në rajonin fisnor të Vaziristanit jugor afër kufirit me Afganistanin. Dy automobilë u shkatërruan nga sulmet, ku u vranë të 8 personat.

Ky rajon shikohet si bazë e militantëve talebanë dhe të al-Kaidës. Gjatë muajve të fundit, në Pakistanin veriperëndimor janë ndërmarrë një sërë sulmesh me raketa, që thuhet se kanë patur në shënjestër militantët.

Mendohej gjerësisht se sulmet janë kryer nga aeroplanë pa pilot dhe me telekomandë. Uashingtoni as ka konfirmuar e as ka mohuar përgjegjësinë për sulmet.

Media në Shtetet e Bashkuara njofton se forcat amerikane kanë kryer këtë vit në Pakistan rreth 30 sulme ajrore.

Qeveria pakistaneze i ka dënuar publikisht sulmet ajrore, duke thënë se ato minojnë përpjekjet e Pakistanit kundër terrorizmit. (ze)

XS
SM
MD
LG