Lidhje

Vazhdojnë raportet negative për ekonominë globale


Një raport i ri tregon se përkeqësimi i gjendjes financiare ka të ngjarë të rezultojë në humbjen edhe të një milion vende pune në Shtetet e Bashkuara në vitin 2009.

Raporti fajëson për këto humbje shpenzimet e pakta nga konsumatorët dhe bizneset. Sipas raportit, përpjekjet për nxitjen e ekonomisë amerikane do të marrin kohë që të kenë sukses.

Ngadalësimi i ekonomisë globale po dëmton edhe rritjen e fuqishme të Kinës. Banka qëndrore uli interesat bankare përsëri sot për ti dhënë shtytje ekonomisë.

Recesioni në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe Japoni kanë ulur kërkesën për eksportet tek të cilat mbështetet ekonomia kineze.

Ngadalësimi i ekonomisë po dëmton edhe kompaninë japoneze të makinave Tojota, e cila parashikon humbje për herë të parë në 70 vjet.

XS
SM
MD
LG