Lidhje

SHBA: Shqetësim rreth Ligjit për Pastërtinë e Figurave


Shtetet e Bashkuara shprehën shqetësim për miratimin e Ligjit për Pastërtinë e Figurave të Zyrtarëve nga Parlamenti i Shqipërisë. Duke folur sot në konferencën e rregullt për shtyp, Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Shon Mekormek, tha se këto shqetësime ia ka ngritur qeverisë shqiptare ndihmës sekretari i shtetit Daniel Frid.

Zëdhënësi Shon Mekormek tha se procesi i ndjekur për miratimin e ligjit për Pastërtinë e Figurave ka dhënë arsye për shqetësime nga pala amerikane. Shtetet e Bashkuara, tha ai, ia kanë shprehur këto shqetësime qeverisë shqiptare dhe pikërisht ndihmës-sekretari i Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë Daniel Fried bisedoi me Kryeministrin e Shqipërisë për këto shqetësime.

Zoti Mekormek tha se ky është një nga ato procese që Shtetet e Bashkuara po e ndjekin nga afër. Është me rëndësi shtoi ai, që në çdo demokraci qeveria të udhëheqë në një mënyrë të tillë që të gjithë njerëzit të kenë mundësi të marrin pjesë në përcaktimin e të ardhmes së vendit. Shtetet e Bashkuara, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, e kanë të qartë se Shqipëria është duke u ballafaquar me historinë e saj, por ajo duhet të sigurojë që në këtë proces të mos i përjashtojë njerëzit nga jeta e përditëshme në vend. //iç//

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG