Lidhje

Irak: Miratohet ligji për qëndrimin e trupave të huaja


Parlamenti irakian miratoi një projektligj që lejon trupat britanike dhe forca të tjera jo-amerikane të qendrojnë në vend edhe pas mbarimit të këtij viti.

Miratimi erdhi pas dorëheqjes së kryetarit të parlamentit Mahmud al-Mash Hadani, i cili kishte kundërshtuar me forcë projektligjin. Fyerjet e tij ndaj deputetëve të tjerë javën e kaluar e kishin pezulluar debatin rreth kësaj çështjeje.

Më pas, zoti Madani kërkoi ndjesë për sjelljen e tij. Miratimi i projektligjit lejon tani që Britania, Australia, El Salvadori, Estonia dhe Rumania të kenë prani ushtarake në Irak deri në korrik. Në se ky ligj nuk do të miratohej para skadimit të mandatit të OKB-së më 31 dhjetor, trupat nuk do të kishin bazë ligjore për të qendruar në Irak.//rd//

XS
SM
MD
LG