Lidhje

Karzai bën thirrje për koordinim në vendosjen e trupave


Presidenti afgan Hamid Karzai i bëri thirrje ushtarakut më të lartë amerikan, Shefit të Shtabit të Bashkuar, ta koordinojë më mirë punën me qeverinë e tij, lidhur me vendosjen e rreth 30 mijë trupave të reja amerikane në Afganistan.

Zyra e zotit Karzai lëshoi dje një deklaratë ku thuhej se i kishte thënë admiralit Mike Myllen që po viziton Afganistanin, se duhet të konsultohet me qeverinë afgane lidhur vendin se ku do të dislokohen trupat dhe llojin e operacioneve që ato do të ndërmarrin.

Dje Pentagoni konfirmoi se SHBA do të çojnë një brigadë luftarake aviacioni në Afgansitan për të mbështetur rreth 30 mijë trupa tokësore. Admirali Myllen njoftoi të shtunën për dërgimin e trupave, duke thënë se ato do të dislokohen nga mesi i viti tjetër, duke e dyfishuar kështu praninë ushtarake amerikane në Afganistan.//lk


XS
SM
MD
LG