Lidhje

Studim mbi kolesterinën. Zometa edhe kundër kancerit te gjirit


Studim mbi nivelin e kolesterinës së keqe

Ulja drastike i nivelit lartë të kolesterinës ndihmon pacientët me diabet për të përmirësuare gjendjen e artereve të tyre. Kështu thuhet në një studim i kryer nga shkencëtarët e Institutit kombëtar kundër sëmundjeve të zemrës, mushkërive dhe gjakut. Tek pacientët që e ulën nivelin e kolesterinës së keqe në 70, trashësia e artereve u pakësua dukshëm, ndërsa tek pacientët ku niveli i kësaj kolesterine ra nën 100, trashësia e artereve të zemrës u shtua. Këto rezultate po i bëjnë mjekët të pyesin se cila është shkalla e duhur e nivelit të ulët të kolesterinës së keqe apo LDL.

Sipas studimit, në qoftëse ulja e nivelit të kolesterinës së keqe pakëson rrezikun për goditje në zemër, atëherë sa më i ulët (deri në një shkallë të caktuar) ky nivel , aq më shumë pakësohet ky rrezik – të paktën për pacientët me diabet të tipit 2.

Për 3 vjet me radhë, shkencëtarët ndoqën nga afër gjendjen e 500 pacientëve me diabet. 250 prej tyre u trajtuan duke patur për synim uljen e nivelit të kolesterinës së keqe nën 100. 250 pacientët e tjerë iu nënshtruan një trajtimi agresiv me ilaçe me synimin për ta ulur nivelin e kolesterinës së keqe nën 70. Pjesmarrësve iu dha një ilaç Statin dhe nëse kishin nevojë edhe ilaç Zetia, i cili bllokon kolesterinën në një tjetër mënyrë. Rezultatet treguan se lloji i ilaçit nuk luajti ndonjë rol. Tek ata që iu nënshtruan trajtimit agresiv , trashësia e artereve të tyre u hollua. E kundërta ndodhi me grupin tjetër të pacientëve që u trajtua në mënyrë tradicionale për uljen e nivelit të kolesterinës. Tek ata u shtua rreziku për bllokim arteresh dhe goditje në zemër.

Ekspertët thonë se këto rezultate nxisin edhe më shumë debatin në qarqet mjekësor se deri në çfarë shkalle duhet ulur niveli i kolesterinës së keqe. Tani për tani argument është se ky nivel duhet të jetë nën 100 për të gjithë pacientët në moshë mesme.


Zometa edhe kundër kancerit të gjirit

Një ilaç kundër osteoporozës gjithashtu mund të ndihmojë për të luftuar kancerin e gjirit. Sipas një studimi të ri, ilaçi i quajtur Zometa, kur injektohet ne venat e grave me kancer në gji, mund veprojë krahas kimoterapisë për të ndihmuar në tkurrjen e tumorit. Tumorët e vegjël mund të hiqen lehtë me operacion, duke u dhënë shumë grave mundësi që të trajtohen me lumpektomi sesa me mastektomi të plotë.

Ilaçi Zometa kundër osteoporozës mund të ndihmojë për të luftuar kancerin e gjirit në shumë drejtime. Kërkimet e mëparëshme kanë treguar se gratë e trajtuara për rastet e kancerit të gjirit në fazë të herëshme kishin më pak gjasa për të provuar rikthimin e tumorit nëse atyre u jepej Zometa me injeksion në venë.

Por një studim i ri tregon se Zometa mund të ketë edhe aftësi për të luftuar drejtpërdrejt tumorin. Mjekët morrën në shqyrtim 205 gra me tumor në gji i cili kishte filluar të përhapej në qelizat e shëndetëshme për rreth. Disa prej grave u trajtuan me kimoterapi për të tkurrur tumorin para operacionit, ndërsa të tjerat u trajtuan me kimoterapi por iu dha edhe Zometa 3 deri 4 herë në javë për një muaj e gjysmë. Kur gratë më në fund shkuan për t’u operuar, tek ato që ishin trajtuar me Zometa, mjekët vunë re se tumori i tyre ishte afërsisht 14 milimetra më i vogël. Si rezultatet, 15 përqind e grave që u trajtuan me Zometa ishin në gjendje për të patur lumpektomi në vend të mastektomisë, në krahasim me 22 përqind të grave që u trajtuan vetëm me kimoterapi.

Mjekët tani po vëzhgojnë gjendjen e këtyre grave dhe të mijëra të tjerave për të përcaktuar nëse Zometa mund të pakësojë rastet e rikthimit të kancerit ose të zgjasë jetën e grave me kancer në gji në fazë të ndërmjetme zhvillimi.

XS
SM
MD
LG