Lidhje

Betlehemi në Bregun Perëndimor përgatitet për Krishtlindjet


Mijra pelegrinë të krishterë po grumbullohen në Betlehem të Bregut Perëndimor për të kremtuar Krishtlindjen.

Ata po mblidhen në sheshin e famshëm ku të krishterët besojnë se lindi Jezu Krishti. Presidenti palestinez Mahmud Abas pritet të jetë i pranishëm në meshën që mbahet sonte në mesnatë. Po sot, një kor fëmijësh palestinezë shënoi fillimin e festimeve me një koncert muzikor për Krishtlindjet.

Masat e sigurisë pritet të jenë të rrepta gjatë gjithë stinës së fetave. Pelegrinët duhet të kalojnë nëpër një postbllok të ushtrisë izraelite për të shkuar në Betlehem, i cili ndahet nga Jeruzalemi me një mur betoni 8 metra të lartë. Kjo është pjesë e barrierës që Izraeli ka ngritur përreth Bregut Perëndimor. //ii

XS
SM
MD
LG