Lidhje

Rusia dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshjen për energjinë


Rusia dhe Serbia nënshkruan një marrëveshje për t’i shitur Gazpromit rus 51 përqind të aksioneve në monopolin serb të naftës NIS.

Marrëveshja u nënshkrua sot në Moskë pas bisedimeve mes Presidentit Serb Boris Tadiç dhe homologut të tij rus, Dmitri Medvedev.

Marrëveshja parashikon që Serbia të lejojë Rusinë të ndërtojë një gazsjellës të madh që do të kalonte nga Serbia.

Marrëveshja ka shkaktuar përçarje në koalicionin qeveritar të Serbisë. Ministri i ekonomisë, Mllagjan Dinkiç dhe partia e tij politike G-17 kishte kërkuar sigurime se Moska, e cila do të marrë kontroll të menjëhershëm të firmës serbe, do ta ndërtojë vërtet gazsjellësin.

Sipas marrëveshjes, Rusia duhet të ndërtojë gjithashtu një objekt të madh për depozitimin e gazit në Serbinë jugore dhe prej andej ta çojë gazsjellësin edhe në vende të tjera europiane. //ii

XS
SM
MD
LG