Lidhje

Prishtinë: Njërës prej rrugëve do t'i vihet emri George Bush


Qeveria e Kosovës ka vendosur sot që njërës nga rrugët qendrore të Prishtinës t'i vihet emri i presidentit të Shteteve të Bashkuara, George Bush. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha sot se ky veprim është shprehje e respektit dhe falënderimit të madh shtetëror e kombëtar për kontributin e Shtetet të Bashkuara për pavarësinë e Kosovës.

Qeveria e zotit Thaçi ka zotuar edhe 5 mijë euro, afërsisht 7 mijë dollarë amerikan për ngritjen e shtatores së ish presidentit amerikan, Bill Clinton, emrin e të cilit tashmë e mban një nga bulevardet kryesore të Prishtinës.

Shtetet e Bashkuara ishin të parat që njohën pavarësinë e Kosovës të shpallur më 17 shkurt. Pavarësinë e saj të kundërshtuar ashpër nga Beogradi dhe Rusia e kanë njohur 53 vende të botës. //ii

XS
SM
MD
LG