Lidhje

Vriten të paktën 200 palestinezë në një sulm izraelit në Gazë


Burimet palestineze thonë se sulmet ajrore izralite ndaj disa ndërtesave të Hamasit në Rripin e Gazës vranë të paktën 200 njerëz. Zyrtarët thanë se në këtë sulm u plagosën gjithashtu mbi 300 persona të tjerë. Mes të vrarëve ishte edhe shefi i policisë së Gazës, Tafik Xhaber.

Ushtria izraelite konfirmoi se kishte kryer sulme ndaj objektivave Hamas dhe paralajmëroi se operacioni mund të zgjerohet. Grupi militant palestinez u zotua se do të hakmerret për sulmet dhe goditi me raketa në Izraelin jugor, duke vrarë një izraelit.

Tensionet mes Izraelit dhe Hamasit janë shkallëzuar më tej që nga përfundimi i marrëveshjes 6-mujore për ndalimin e luftimeve vitin e kaluar. Sulmi izraelit ndodh pas disa ditë me sulme raketash palestineze në Izraelin jugor nga militantët në Gazë, dhe paralajmërimet e Izraelit se do të hakmerret për sulmet.

Presidenti palestienz Mahmud Abas, rival me Hamasin i dënoi sulmet izraelite dhe bëri thirrje për përmbajtje. Egjipti tha se do ta hapë kufirin me Gazën për të lejuar që disa nga të plagosurit të dërgohen atje.//lk

XS
SM
MD
LG