Lidhje

Izraeli vazhdon sulmet ndaj objekteve të Hamasit në Rripin e Gazës


Avionët izraelitë kryen edhe sot sulme ndaj objekteve ushtarake të Hamasit në Rripin e Gazës, për të dytën ditë me radhë. Dje nga sulmet u vranë të paktën 280 palestinezë.

Zyrtarët palestinezë thanë se sulmet e sotme shkatërruan kompleksin kryesor të sigurisë të Hamasit në Rripin e Gazës dhe shkaktuan 4 të vrarë.

Avionët izraelitë po ashtu goditën një numër tunelesh kontrabande në Gazën jugore, që përdoreshin për transportimin e armëve dhe mallrave të tjerë nga kufiri me Egjiptin.

Qindra banorë të Gazës kaluan kufirin për një Egjipt, duke i detyruar rojet kufitare egjiptiane të qëllonin në ajër.

Më parë, ushtria izarelite bombardoi një xhami në qytetin e Gazës, për të cilën tha se shpërbente si bazë për terroristët, duke vrarë dy vetë. Izraeli vendosi edhe trupa tokësore në kufirin me Gazën, ndërsa kabineti miratoi një grup prej 6 mijë e 500 rezervistësh, duke lënë të kuptohet se ka në plan ta zgjerojë ofensivën.

Militantët në Gazë iu përgjigjën sot sulmeve izralite, duke hedhur dhjetra raketa në Izraelin jugor. Dy raketa ranë pranë portit izraelit Ashdod, në thellësi të vendit, por pa shkaktuar viktima. Rrugët e Gazës ishin të shkreta dhe shkollat u mbyllën.

Izraeli po ashtu lejoi hyrjen e një karvani me ndihma në Gazë, duke lehtësuar paksa bllokadën ndaj territorit të dretjuar nga Hamasi. Presidenti palestinez Mahmud Abas, i cili ndodhet në Kairo, e kritikoi Hamasin, duke thënë se mund t’i kishte shmangur sulmet, në se do ta kishte shtyrë afatin e marrëveshejs 6-mujore me Izraelin./mm//

XS
SM
MD
LG