Lidhje

Maqedonia gjatë vitit 2008


Viti që po e lëmë pas u shoqërua me momente jo të favorshme për Maqedoninë. Shkupi nuk mori ftesë për t’iu bashkuar Natos, as datën për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian për anëtarësim në këtë organizatë. Zgjedhjet e parakohshme të qershorit ishin të dhunshme, ndërsa koha e shpenzuar për këto zgjedhje vonoi reformat e domosdoshme. Marrëveshja e Ohrit, edhe pas shtatë vjetësh, nuk arriti të zbatohej në tërësi. Me të gjitha këto zhvillime do t'ju njohim të mërkurën në emisionin Ditari.

XS
SM
MD
LG