Lidhje

Shtëpia e Bardhë dhe konflikti izraelito-palestinez


Që nga koha e Presidentit Xhimi Karter në vitet 70, Shtëpia e Bardhë është përpjekur të sjellë paqen mes Izraelit dhe palestinezëve. Por deri tani, asnjë president amerikan nuk ia ka dalë ta realizojë një gjë të tillë. Vështirësia aktualisht ka të bëjë jo vetëm për shkak të operacionit ushtarak izraelit në Gazë, por edhe si rezultat i politikës së brendshme izraelite dhe palestineze.

Më 20 janar, administrata pro-izraelite e Presidentit Bush do të zëvendësohet nga ajo e presidentit të zgjedhur Barak Obama, për të cilin shumë vetë në botën arabe shpresojnë se do ta ndihmojë më shumë çështjen e tyre.

Presidenti Bush ka folur shpesh për nevojën që Izraeli dhe palestinezët të punojnë së bashku dhe të arrijnë një paqe të qëndrueshme.

Por gjatë dy mandateve, Shtëpia e Bardhë e Presidentit Bush, megjithëse organizoi bisedimet e paqes të 2007-ës në Anapolis, ka treguar një mbështetje të fortë për Izraelin dhe operacionet e tij ushtarake kundër ekstremistëve palestinezë.

Goditjet e fundit izraelite kundër Hamasit në Gaza nuk përbëjnë përjashtim, siç e bëri të qartë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Gordon Xhondro.

“Hamasi e tregoi edhe një herë se është organizatë terroriste që nuk pranon as të drejtën e Izraelit për ekzistencë. Që dhuna të ndalet, Hamasi duhet të ndërpresë goditjen me raketa në Izrael dhe duhet të respektojë një armëpushim të qëndrueshëm”.

Disa vëzhgues besojnë se Izraeli filloi të bombardonte Gazën sepse donte mbëshetje nga Presidenti Bush, por edhe për të përgatitur terrenin para ndryshimit të administratës. Paul Schram është analist në Institutin e Lindjes së Mesme.

"Kështu Ehud Barak, Ministri izraelit i mbrojtjes, një ish-gjeneral, në një farë mënyre, duke u përpjekur të përfitojë nga situata. Kështu kur Barak Obama të marrë detyrën, Izraeli do të jetë në një pozitë më të favorshme”.

Shumë palestinezë dhe arabë shpresojnë që Barak Obama t’i mbështesë më shumë palestinezët dhe një shtet palestinez, se sa Presidenti Bush. Një nga organizatat që kërkon qëndrim më të ekulibruar është Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike. Drejtori ekzekutiv është Nihad Awadi.

“Amerika duhet të marrë një rol udhëheqës. Dhe ekipi i Barak Obamës nuk duhet të përsërisë gabimet e Xhorxh Bushit, ose të Bill Klintonit. Ne kemi nevojë për ndryshim të ri dhe duhet të ushtrojmë presion ndaj Izraelit”.

Në fushatën e tij presidenciale, Barak Obama shkoi në Jeruzalem dhe shprehu solidaritet me Izraelin.

“Jam këtu për të rikonfirmuar marrëdhënien e veçantë mes Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara”.

Zoti Obama përkrahu gjithashtu të drejtën e Izraelit për t’u vetëmbrojtur.

“Nëse dikush godet natën shtëpinë time, ku flenë vajzat e mia, unë do të bëja gjithçka që mundesha për ta ndaluar një gjë të tillë”.

Që pas zgjedhjes së tij, zoti Obama nuk ka thënë asgjë tjetër, përveçse ka përsëritur dëshirën për t’u përpjekur për dy shtete, atë hebre dhe atë palestinez që të jetojnë përkrah njëri-tjetrit në paqe.

Shibley Telhami është analiste e Lindjes së Mesme në Institutin Brookings.

“Ai duhet të ketë kujdes të mos thotë gjëra që mund ta pengonin kur të marrë detyrën”.

Zoti Obama e ka bërë gjithashtu të qartë se Amerika ka vetëm një president dhe këtë detyrë e ka ende Xhorxh Bush. //ii

XS
SM
MD
LG