Lidhje

Greqia merr kryesinë e radhës të OSBE-së


Greqia mori sot kryesinë e radhës të OSBE-së, Organizatës për Sigurim dhe Bashkëpunim në Evropë. Athina e merr kryesinë në një kohë kur Evropa përballet me krizën financiare globale dhe pasojat e konfliktit ushtarak ruso-gjeorgjian.

Ministrja e jashtme greke Dora Bakojanis shprehej në një deklaratë sot se vendi i saj ka si objektiv që ta shfrytëzuar kryesinë e radhës për të zbutur tensionet ruso-gjeorgjiane dhe për t’i kthyer normalitetin rajonit të Kaukazeve.

Rusia ka mbajtur qendrim të ashpër ndaj OSBE-së, para dhe gjatë konfliktit me Gjeorgjinë. Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov e akuzoi OSBE-në para disa muajsh se nuk njoftoi vendet anëtare kur vëzhguesit në Osetinë Jugore, sipas njoftimeve, panë shenja të ofensivës gjeorgjiane në atë territor. Moska thotë se ishte kjo ofensivë që nxiti ndërhyrjen e saj.

XS
SM
MD
LG