Lidhje

Korrupsion në universitetet kroate, akuzohen 23 persona



Autoritetet kroate akuzuan 23 persona përfshi nëntë profesorë të një universiteti, për marrje rryshfetesh në këmbim të notave më të mira.

Zyrtarët kroatë të anti-korrupsionit thanë se profesorët kishin marrë rryshfete për të dhënë nota kaluese për studentët e ekonomisë në Universitetin e Zagrebit, pavarësisht nga përgjigjet e tyre në provime apo edhe në mungesë të pranisë në to.

Midis të dyshuarve është ish deputetja Desa Mlikotin-Tomiç, e cila më parë ka kryesuar komisionin parlamentar që heton konfliktet e interesave që përfshijnë zyrtarët dhe agjencitë qeveritare.

Policia bëri kontrolle në disa universitete në shtator si pjesë e hetimeve.

Bashkimi Evropian e cilëson korrupsionin si një fenomen të përhapur dhe të ngulur thellë në shoqërinë kroate dhe ka paralajmëruar se është një nga pengesat kryesore të planeve të Kroacisë për anëtarësim.

//rd//

XS
SM
MD
LG