Lidhje

Projektet e reja të Hollivudit



Viti i ri 2009, nis me projekte të reja për industrinë e prodhimit të filmave. Kështu , në studiot e regjistrimit, po bëhen pregatitjet e fundit për filmin fantastiko shkencor “G force’, ku do të jenë pjesmarrës aktorët Nikolas Keixh, Penelopi Kruz etj. Ndërkaq, aktorja Isla Fisher, do të shfaqet për herë të parë si protagoniste, në filmin “Confessing of Shophaolic”, i cili do të jetë i pranishëm në kinema nga data 13 shkurt.

“Confessing of a Shophaolic”, është filmi i ri i Isla Fisher, film i cili do të shfaqet no kinematë amerikane gjatë muajit shkurt. Aktorja në rol mbështetësnë filmin “Wedding Crashers”, dhe e fejuara e Sasha Baron Cohem i njohur me personazhin e Boratit në filmit “Borat “ dhe “Ali G”, do të interpretojë rolin kryesor në filmin “Confessing of a Shoaphaolic”.

Bazuar në romanin me të njëjtin titull, filmi trajton historinë e 25 vjeçares Rebeka Bloomwood, e cila jeton me shoqen e saj, dhe ka mjaft borxhe të pashlyera me karta kredit, pasi është e pasionuar pas blerjeve të panumërta të veshjeve dhe bizhuterive. Për të përballuar këto shpenzime të mëdha ajo ka mashtruar në paraqitjen e rezumesë së saj, dhe tani duhet të arrijë të mbajë në ekuilibër jetën e saj, të mbushur me gënjeshtra, ndërkaq që vazhdon të blejë veshje dhe bizhu, të jetë e suksesshme në karrierë, dhe të takohet me burrin e ëndrrave të saj.

Filmi “Confessions of a Shophaolic” do të jetë i pranishëm në kinema në 13 shkurt. Vendi i parë i premierës së këtij filmi do të jetë Rusia, i cili do të shfaq filmin në datën 12 shkurt.

Filmi “G Force”, do të mbledhë mjaft emra të njohur të Hollivudit, në studiot e regjistrimit. Filmi, shihet si një prej prodhimeve më ambicioze në biznesin e prodhimit të filmave. Në të do të kombinohen aktrimi i drejtpërdrejtë , i cili do të jetë i kuruar dhe me efektet kompiuterike. Në këtë film do të jenë të pranishëm zërat e aktorëve Nikolas Cage, penelope Cruz, Steve Buscani dhe Tracy Morgan, për personazhet e tij. Fabula e filmit mbështete në historinë e disa personazheve mjaft të pregatitur nga qeveria ameikane, të cilët kanë si mision ndalimin e një miliarderi diabolik.

Viti i ri 2009, ka gjetur të martuar aktorin Woody Harrelson, me të dashurën e jetës së tij.Në datën 28 dhjetor, aktori 47 vjeçar, Harrleson, u martua me të dashurën e tij prej 20 vjetësh, Laura Louie. Ceremonia e martesë u zhvillua në ishujt Maui në Havai.Martesa e çiftit Harrelson, vjen mbas një bashkëjetese të gjatë, gjatë së cilës, çifti ka pasur tre vajza. Aktori Woody Harrelson, është fitues i çmimit Oskar si aktori më i mirë, me rrolin e tij në filmin” The People vs Larry Flint”. //rd//

XS
SM
MD
LG