Lidhje

Vazhdojnë përpjekjet për shkarkimin e Bllagojeviçit


Vazhdojnë me shpejtësi përpjekjet për largimin nga posti të Guvernatorit te shtetit Ilinoi, Rod Bllagojeviç, i cili po bën rezistencë. Ai akuzohet se është përpjekur për të përfituar nga posti në këmbim të emërimit në Senatin amerikan të një personi që do t’i zinte vendin zotit Obama.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në shtetin Ilinoi u tha ligjëvenësve të përgatiten për të votuar për largimin e Guvernatorit, sa më parë, në fillim të javës së ardhshme.

Zoti Blagojeviç i ka hedhur poshtë thirrjet nga udhëheqësit e partisë së tij demokrate për të dhënë dorëheqjen. Javën e kaluar ai emëroi ligjëvënësin veteran nga Ilinoi, Ronald Burris, për të zëvendësuar zotin Obama në Senat.

Zyrtarë të shtetit kanë refuzuar të pranojnë emërimin e Guvernatorit, dhe udhëheqësit e Senatit amerikan kanë thënë se nuk do të pranojnë asnjë person të emëruar nga zoti Blagojeviç.

Mbyllja e çështjes Bllagojeviç po bëhet gjithmonë e më urgjente, pasi senatorët amerikanë mblidhen së shpejti për hapjen e sesionit të ri në Uashington të martën.

Zoti Bllagojeviç u arrestua në fillim të dhjetorit nën akuzat se po përpiqej të përfitonte personalisht nga posti. //ii

XS
SM
MD
LG